33-vjeçari i shpallur në kërkim zbret në portin e Durrësit, policia e pret me pranga
Një 33-vjeçar nga Lushnja është arrestuar sapo zbriti nga trageti, në portin e Durrësit. Ai ishte shpallur në kërkim për sasinë e madhe të eurove të kapura në portin e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, i zhvilluar në tetor të vitit 2022.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 9000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i policisë
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që shtetasi E. Ç. ka zbritur nga trageti, shërbimet e Policisë e kanë vënë në pranga.
Në vijim të veprimeve, shtetasi E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas.
Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia.
LEXONI GJTIHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës