“Fyerje ndaj kombit shqiptar”, Goxhaj: 82 deputetë votuan pro gjykatës speciale
Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, i ati i Dritan Goxhajt, për të cilin Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin ta ekstradojë në gjykatën e Hagës ishte i ftuar këtë të shtunë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ku tha se nuk e kupton pse po i vjen kjo e keqe familjes së tij.
“Dritani nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë” ,-tha ai.
Gjenerali e cilësoi krijimin e Gjykatës Speciale dhe vendosjen e saj jashtë Kosovës si një fyerje shumë të madhe ndaj kombit shqiptar e cila ka bërë të mundur cilësimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një ushtri terroriste.
“Nuk kuptoj një gjë, shumë kolegë të mi, përveç ish-shefit të shtabit të përgjithshëm dhe ish drejtorit të radios së Kosovës së Lirë, kolegë të tjerë nuk kanë reaguar. Për mua ka një shpjegim.
Ata bëjnë pjesë në ata 82 deputetë të Parlamentit të Kosovës që miratuan këtë gjykatë duke krijuar kushtet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të cilësohet ushtri terroriste. Kjo është një fyerje shumë e madhe për kombin shqiptar. Pse? Sepse duke e caktuar që Gjykata të mos bëhej në gjykatë por në një vend të Evropës, kjo do të thotë se Gjyakata nuk paska besim as të rrijë në Kosovë pasi gjithë ky popull na qenka terrorist. Kjo është fyerja më e madhe që I është bërë kombit shqiptar”,-tha Gjeneral Dilaver Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta