Berlini nuk redukton makinat, ngec “lëvizja ekologjike”. Shkak presioni nga…
Berlini njihet si një nga kryeqytetet me transportin më ekologjik në Europë, por këtë vit ka ngadalësuar procesin që synon dekurajimin e qytetarëve për të përdorur makinat.
Rrjeti i transportit publik është i mirë dhe ka shumë korsi biçikletash, por në të njëjtën kohë Berlini është kryeqyteti i një prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë dhe ky presion ekonomik po ndihet kryesisht mbi drejtuesit konservatorë që po qeverisin aty që nga muaji shkurt.
Ragnhild Soerensen, zëdhënëse e lëvizjes “Qytete që ndryshojnë”, nuk ka asnjë shpresë për hapa pozitiv në këtë periudhë legjislative.
“Demokristianët kanë bërë një propozim për të ndryshuar ligjin e transportit në Berlini. Aty ata heqin në thelb të gjitha avantazhet që ne shohim me lëvizjen ekologjike për njerëzit. E gjitha ndryshohet në favor të makinave në qytet”, tha ai.
Qeveria e mëparshme rajonale e Berlinit ishte përpjekur të reduktonte trafikun e makinave në rajon”, por CDU thotë se disa rajone të qytetit nuk kanë akses të mirë në transportin publik, ndaj përdorimi i makinave është i nevojshëm.
“Ka disa rajone në Berlin, për fat të keq, ku nuk ka lidhje të mirë me sistemin e transportit masiv. Për shumë shërbime duhet të përdoren makinat. Kjo nuk mund të shpërfillet, por duhet të punohet që të gjitha llojet e transportit të jenë të aksesueshme”
Me Ditën Botërore pa Makina që u mbajt të dielën e kaluar në Belgjikë, nisi Java Europiane e Lëvizjes Ekologjike. Në shumë qytete të tjera europiane kjo ditë u shënua të premten që lamë pas.
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë