Propozimi i Melonit për emigrantët “ndez” polemika, 5 mijë € kundër riatdhesimit
Azilkërkuesit nga vendet e konsideruara të sigurta, që mbërrijnë në Itali dhe kapen duke u përpjekur të kalojnë kontrollet, tani duhet të paguajnë një shumë prej 5 mijë eurosh për të shmangur vendosjen në një qendër burgimi ndërkohë që aplikimi i tyre ekzaminohet.
Masa u publikua të premten në gazetën zyrtare të qeverisë nga Ministria e Brendshme dhe gjasat janë që të shkaktojë polemika.
2023-shi ka qenë një vit rekord sa i takon mbërritjes së emigrantëve në Itali. Vlerësohet se rreth 133 mijë azilkërkues kanë mbërritur në vend deri tani, thuajse dyfishi i numrave të regjistruar vitin e kaluar dhe trefishi krahasuar me 2021-shin.
Ndërkohë, pas valës së javës së kaluar, mbërritjet në Lampeduza janë ngadalësuar me ardhjen e motit të keq. Në pak ditë, ishulli italian pa mbërritjen e mbi 6 mijë personave, shumica e të cilëve tani janë shpërndarë në rajone të tjera të Italisë.
E njohur gjithashtu si “pika e nxehtë”, qendra e strehimit të emigrantëve në Lampeduza u tejmbush pak ditë më parë, ndërsa tani ka vetëm 1000 persona.
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë