Dyshimet mbi shkakun e zjarrit në fabrikën e bojrave, flakët rrezikojnë dy banesa
Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë bojrash në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se zjarri, ka nisur tek sektori i prodhimit të bojës.
Dyshohet se shkak për rëmien e zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike, afër acetonëve.
Në turn mësohet se kanë qenë vetëm 3 punëtore, të cilat kanë arritur të largohen në kohë.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar 15 mjete zjarrëfikëse, 65 forca zjarrëfikëse, 200 forca policie dhe vullnetarë
Nga përhapja massive e flakëve rrezikohen 2 banesa të cilat ndodhen afër fabrikës së bojës.
Edhe vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendngjarjes për të parë nga afër situatën.
Kujtojmë se përmes një postimi në facebook pak më herët, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta