Vrasja e policit të Kosovës në Veri, Vuçiç i drejtohet pasdite kombit

24 Shtator 2023 | 14:27

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi.

Një konferencë e jashtëzakonshme, e planifikuar për orën 14:00 nga shefi i kësaj Zyre, Petar Petkoviç – është anuluar.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar vrasjen e një zyrtari policor të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se sulmi ka qenë terrorist dhe për të e ka mbajtur fajtore Serbinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026