“Të angazhohet FSK” / Xhunga: Ndaj grupeve militare të strukturuara duhet ushtria

24 Shtator 2023 | 17:29

Gazetari Albi Xhunga komentoi situatën në Veri të Kosovës, ku një polic dhe tre sulmues janë vrarë ndërsa një polic është plagosur dhe një sulmues është arrestuar.

Në një intervistë për EuroneWs Albania, ai theksoi se duhen angazhuar Forcat e Armatosura të Kosovës, pasi policia nuk mund të përballet me kontrabandistët, referuar rastit të fundit që ndodhi në Veri.

“Ajo që është interesante është se Kurti e konsideroi këtë me të drejtë, jo si një grup keqbërësish, por si një grup të strukturuar ushtarak. A mjafton policia e Kosovës për të rrethuar këtë grup dhe a do të duhej që të angazhoheshin trupa speciale të Forcave të Armatosura të Kosovës. Nuk është punë e policisë për t’ u përballur me kontrabandistë, qoftë dhe  deri me terroristë. Është ushtria që duhet të përballet me grupet e strukturuara”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026