Islami: Armatimet e autoblindat hyjnë nga Serbia, dështim i dyfishtë i SHIK dhe KFOR

24 Shtator 2023 | 18:17

Gazetari Bedri Islami, është shprehur se armatimet dhe autoblindat kanë hyrë nga shteti serbë në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Islami teksa foli për situatën në Veri të Kosovës, ku një polic dhe tre sulmues janë vrarë, theksoi se SHIK dhe KFOR, kanë dështuar.

Më tej ai nënvizoi Politika e Kosovës në raport me Serbinë është shumë hapa përpara sepse është paralajmëruese e asaj që ka ndodhur.

“Është më tepër se sa duket. Të gjithë përfaqësitë e huaja nuk dënojnë vrasësit e terroristëve por vrasjen e policit. Politika në Kosovë duhet të bëjë ndryshime të domosdoshme. Raporti i Kosovës me ndërkombëtarët saktëson se Kosova ka pasur të drejtën e saj politike të dëshmojë se qeveria serbe shteti serb, instancat dhe strukturat e Serbisë nuk kanë ndryshuar mentalitet ndaj Kosovës. Këtë e ka ditur Perëndimi. Politika e Kosovës në raport me Serbinë është shumë hapa përpara sepse është paralajmëruese e asaj që ka ndodhur. Serbia do të mundohet të lajë duart nga çështja, por mjetet kanë dalë nga struktura ushtarake dhe policore te shtetit serbë. Duke shpreh dhimbjen për humbjen dhe plagosjen e policëve të Kosovës tregon dështimin që ka pasur vetë Policia e Kosovës. Ka zona që monitorohen nga KFOR dhe nga Policia e Kosovës. Është dështim i dyfishtë dhe nga SHIK dhe nga KFOR. Të gjithë e monitorojnë këtë gjendje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026