Vjosa Osmani ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku
Gjatë një mbledhjeje komemorative të mbajtur në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator nga terroristët serbë në veri të vendit.
Urdhëri në nderim të policit të vrarë iu dha familajrëve të cilët ishin të pranishëm në ceremoni.
Në fjalën e saj, presidentja deklaroi se urdhri i Heroit të Kosovës, i jepet rreshterit Afrim Bunjaku për rënien heroike në mbroktje të vendit.
“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.
Në mbledhjen komemorative morën pjesë krerët më të lartë shtetëror të Kosovës, ambasadorët e vendeve partnere si dhe qytetarë.
Kujtojmë se polici Vbunjaku u vra gjatë një sulmi të organizuar nga grupet terroriste serbe në Zveçan. Policia mundi të arrestonte 6 nga sulmuesit, ndërkohë që 3 të tjerë u vranë gjatë rezistencës për të mos u dorëzuar.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre u plagos dhe një tjetër efektiv i Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

