Vdekja e policit në Kosovë, nënkryetari i Listës Serbe dyshohet si pjesë e sulmuesve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bëri me dije se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës që shkaktoi vdekjen e policit të Kosovës.
Në kontrollin që u është bërë automjeteve, është gjetur një leje arme e lëshuar në emrin e Radojiçiç nga autoritetet serbe.
“Në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës të personit, Milan Radojiçiç, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe, njëherazi i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Republikën e Kosovës.
Janë gjetur dhe disa dokumente të automjeteve, shumica prej të cilave janë me targa të regjistrimit nga Serbia, ndërsa në brendësi të automjeteve janë gjetur dhe disa dokumente identifikimi dhe patenta të personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit terrorist dhe që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj ekipit të policisë së Kosovës. Gjatë verifikimit fillestar të këtyre dokumenteve, në mesin e tyre figurojnë dhe persona që janë pjesëtarë të organizatës terroriste, së paku 5 persona duke përfshirë dhe persona me të shkuar kriminale. Gjatë ekzaminimeve fillestare janë sekuestruar armët, municione, mjete shpërthyese dhe sende të tjera,” – u shpreh Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West