Sulmi në Veri, Blinken: Kosova e Serbia të shmangin tensionet e t’i kthehen dialogut

25 Shtator 2023 | 14:22

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës, ku i vrarë mbeti një polic dhe u  plagosën dy të tjerë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë drejt tensioneve dhe t’i kthehen menjëherë dialogut.

Blinken nënvizon se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës janë të papranueshme.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”-shkruan ai.

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup terroristësh. Po ashtu, të plagosur mbeten edhe dy policë të tjerë, ndërsa u vranë dhe 4 sulmues.

Bunjakut do t’i jepet lamtumira e fundit pasditen e sotme në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Samadrexhë të Vushtrrisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026