Situata në Veri/ Balla e Hasani nisen drejt Kosovës, pjesë në homazhet për Bunjakun

25 Shtator 2023 | 14:06

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani janë nisur drejt Kosovës, për të marrë pjesë në homazhet në nder të policit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku, ditën e djeshme në Veri të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga ministritë përkatëse.

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup terroristësh. Po ashtu, të plagosur mbeten edhe dy policë të tjerë, ndërsa u vranë dhe 4 sulmues.

Bunjakut do t’i jepet lamtumira e fundit pasditen e sotme në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Samadrexhë të Vushtrrisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026