Sulmi ndaj policisë së Kosovës në Veri, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë

25 Shtator 2023 | 20:36

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar zyrtarisht për sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë së Kosovës.

Ngjarjen, Moska e konsideron një incident mes serbëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës dhe përgjegjës bën kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk ka asnjë dyshim që gjakderdhja e djeshme është një pasojë direkte e kursit të Albin Kurtit për të nxitur konflikt dhe të pastrojë territorin nga serbët. Ai synon të krijojë presion të ndërkombëtarëve mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

Rusia sheh si zgjidhje të situatës në veri të Kosovës krijimin e një asociacioni me fuqi ekzekutive që, sipas saj, do të instrument efektiv për të mbrojtur interesat e serbëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026