Samiti global i reduktimit të dëmeve nga duhani, ekspertët: Të rifreskohen politikat

25 Shtator 2023 | 22:33

Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare Shkencore e Ekspertëve të Pavarur për Kontrollin e Duhanit dhe Reduktimin e Dëmit.

Në fokus të këtij samiti është njohja me dëmet që shkakton duhanpirja  nëpërmjet studimeve shkencore si dhe prezantimi i produkteve alternativemë pak të dëmshme.

Lufta kundër pirjes së duhanit është një nga objektivat themelore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me rreth 1.1 miliard duhanpirës aktivë në mbarë botën dhe rreth tetë milionë vdekje në vit që rezultojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të prodhuara nga djegia e cigares, kjo e fundit, është gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.

Ekspertët kanë referuar punime shkencore të cilat kanë faktuar se në 30 vitet e fundit prevalenca e duhanpirjes ka rënë por me rritjen e popullsisë, numri i përgjithshëm i duhanpirësve është rritur.

Njëkohësisht ekspertët nënvizojnë se nevojiten të dhëna për politikbërësit që të hartojnë politika që reduktojnë pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit për popullatën.

Veç dëmeve të shumta në shëndet një studim i fundit i realizuar tek personat me probleme të shëndetit mendor vuri në duke se pirja e duhanit rrit sëmundshmërinë dhe shkakton vdekje të parakohëshme.

Ekspertët besojnë se  strategjitë e kontrollit të duhanit duhet të riformohen për të përfshirë reduktimin e dëmit. Megjithëse lënia e duhanit dhe parandalimi mbeten dy ndërhyrjet më me ndikim dhe me kosto efektive në mjekësi, ata rekomandojne inkurajimin e produkte alternative me rrezik më të ulët, përveç masave tradicionale të ndalimit të duhanit dhe parandalimit të duhanit.

Duke qenë se studimet kanë faktuar se është pikërisht tymi i duhanit ai që krijon dëme në shëndet dhe jo nikotina, OBSH ka vendosur si objektivë globale që deri në 2030 të kemi një botë pa tym duhani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026