Mori 300 mijë paund në shtëpinë e Sterling, autori dyshohet se fshihet në Shqipëri

26 Shtator 2023 | 14:33

Një prej autorëve të grabitjes së banesës së futbollistit anglez Raheem Sterling, dyshohet se fshihet në Shqipëri. Autoritetet policore kanë vijuar hetimet, ndërsa zbuluan se bëhet fjalë për 3 persona të cilët hynë në shtëpinë e sulmuesit të Chelsea, ku morën plot 300 mijë paundë, ndërsa mundën të largohen menjëherë, pavarësisht kontrolleve në vend.

“The Sun” ka publikuar lajmin se Henri Osmani, njëri prej grabitësve i moshës 44 vjeç po fshihet në Shqipëri, madje duke shtuar më tej se më 18 korrik ai ka hyrë në vendin e lindjes. Në lidhje me këtë lajm, prestigjozja britanike ka bërë një kërkesë drejt Ministrisë së Brendshme, ku ka reaguar ministrI Taulant Balla. Përgjigja e këtij të fundit ishte se asnjë shqiptar që ka kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se mund të fshihet në vendin tonë.

Autoritetet angleze u kanë kërkuar homologëve shqiptarë të vijojnë bashkëpunimin me qëllim kapjen e Osmanit, por dhe dy grabitësve të tjerë, konkretisht Alfred Isufi dhe Gerard Kalaja. Edhe dyshja në fjalë janë larguar nga Britania e Madhe, ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e tyre, por policia pohon se ata do të pyeten për 33 vjedhje të regjistruara në vend.

Kujtojmë se banesa e Sterling ra pre e grabitësve dhjetorin e shkuar kur futbollisti ishte në Katar, në Kupën e Botës me kombëtaren, duke e detyruar këtë të fundit të largohet drejt familjes së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026