Nga humbja në humbje, dështimet e opozitës pas çdo procesi zgjedhor përballë PS

26 Shtator 2023 | 15:05

Ardit Hoxha| Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në Kukës tregoi se koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” nuk humbi vetëm një bastion të së djathtës. Me gati 6 mijë vota diferencë votash, Kukësi është dëshmia e gjithë e dështimit të gjithë aksionit opozitar përballë Partisë Socialiste.

Pas 25 prillit 2021, që ishte beteja e fundit kur opozita u përball në mënyrë dinjitoze me socialistët, 4 përplasjet elektorale të mëpasshme kanë ardhur me një tkurrje të opozitës.

Humbjet në përballje me socialistët janë vetëm njëri nga lajmet e këqij për opozitën. Pasi kambanë e vërtetë e alarmit është fakti se po ulen votat që merr pas çdo procesi dhe duket se përveçse nuk shkon dot te vota zgjedhësit gri, opozita e sotme po humbet edhe votën e saj tradicionale.

Më 6 mars 2022, në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki opozita doli në përballje me socialistët me dy krerë. Lulzim Basha nga njëra anë me Partinë Demokratike dhe Sali Berisha në anën tjetër me “Rithemelimin” humbën 5 nga 6 bashkitë ku garuan.

Por “mbajtja” e Shkodrës dhe triumfi i Bardh Spahisë u propagandua si fitore dhe fillimi i ringritjes së opozitës nga Sali Berisha.

E nga ky triumf i pretenduar në Shkodër, kaluan pak më shumë se 1 vit për të ardhur te humbja më e thellë e opozitës në 31 vite. Bastione historike si Shkodra, Tropoja, Lezha, Kukësi apo Kamza jo vetëm që u humbën nga kandidatët e mbështetur nga Berisha, por shifrat në favor të socialistëve ishin shumë të thella. Nga 61 bashki, opozita fitoi vetëm 7 bashki, të gjitha bashki jo qendra qarqesh, por kryesisht qytete të vogla pa ndonjë peshë të theksuar politike.

Goditja e radhës për opozitën erdhi në mes të sezonit veror në Rrogozhinë. Një bashki në të cilën në 14 maj kandidati opozitar iu afrua shumë fitores, me vetëm 23 vota diferencë, u humb thellë 2 muaj më pas me rreth 1700 diferencë. Skenari i Rrogozhinës, por me shifra akoma dhe më të thella ndodhi në Kukës, ku skandali seksual i ish-kryetarit socialist Safet Gjici nuk ndikoi aspak në votën që kuksianët hodhën sërish në favor të kandidatit të radhës nga PS, Albert Halilaj.

5,594 vota ishte diferenca mes socialistit Albert Halilaj dhe demokratit Emri Vata dhe shifrat janë dëshmia e fortë që në çdo përballje opozita sa vjen edhe venitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026