Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme zyrtaren e vetingut

26 Shtator 2023 | 15:58

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK. Lihet ne fuqi vendimi për pafajësinë e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Zyrtarja e vetingut u akuza nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe refuzim e fshehje pasurie, por u shpall e pafajshme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit.

SPAK nuk u pajtua me këtë vendim dhe depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, rekurs i cili nuk është pranuar në dhomë këshillimi nga gjyqtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Anëtarja e vetingut u gjykua për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Fshehje të pasurisë”, dhe SPAK kërkoi një dënim me 1.6 vite burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026