Rekord turistësh në Shqipëri, 7.2 milionë në 8 muajt e parë të 2023
Shqipëria po kalon vitet më të mira sa i takon turizmit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një situatë e tillë ka qenë dhe gjatë muajve të verës. Gushti priti mbi 2 milionë turistë të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë që hynë rreth 1.7 milionë turistë. Të huajt, kanë nxjerrë në pah bukurit e vendit tonë, duke filluar që nga deti, mali, ushqimet, fshatrat më të thellë të Shqipërisë.
Evropa Jugore, mban vendin e parë me 1 milion e 951 mijë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri. Pasuar nga Amerika me rreth 40 mijë turistë të huaj, dhe Azia Lindore/Paqësori, me mbi 12 mijë shtetas.
Kosovarët vijojnë të jenë turistët më besnik të Shqipërisë. Këtë vit një bum turistësh vendi ynë pati dhe nga italianët.
LEXONI GJITHASHTU:
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 23:18 Rusia akuzon Sekretariatin e OKB-së për ‘paragjykim institucional’ mbi raportimin për Ukrainën
- 23:03 Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta
- 22:47 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
- 22:41 “Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
- 22:40 Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 22:26 Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë