Kultivoi 127 bimë kanabis në zonë të pyllëzuar, arrestohet 62-vjeçari

27 Shtator 2023 | 12:46

Një 62-vjeçar është arrestuar pasi kultivoi në një zonë të populluar 127 bimë kanabis. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Memaliajt në fshatin Kalivaç. Bimët e gjetura u asgjësuan nëpërmjet djegjes.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në zona të thella dhe të pyllëzuara, nga grupe të Policisë, në terren, dhe me dronë të rezolucionit të lartë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës, u gjetën të kultivuara 127 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Nga hetimet e kryera për këtë rast kultivimi, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026