Aksident në aksin rrugor Pogradec-Korçë, plagoset një person
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit Symizë.
Burime të policisë rrugore pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se të dyja mjetet kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës.
Ka qenë drejtuesi i motorit ai që ka goditur nga mbrapa mjetin kamionçinë duke mbetur i plagosur.
Policia nuk e përjashton mundësinë që drejtuesi i motorit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara aq sa e ka pasur të pamundur të shmangë goditjen në mjetin që ka pasurr përpara në momentin e përplasjes.
Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thanë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti, aq më tepër që në atë segment ka kufizim të shpejtësisë për gjithë llojet e mjeteve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë