Kurti: U cenua siguria kombëtare, duhet bashkëpunim ndërkombëtar
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë se me sulmin e ndodhur ditën e diel ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, është cenuar siguria kombëtare.
Ai tha se ky sulm ka dëshmuar se gatishmëria e grupeve kriminale për të derdhur gjak në Kosovë.
“Të dielën është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare, po atë ditë është dëshmuar rrreziku, qëllimi potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale terroriste të cilat i kemi luftuar prej dy vitesh e gjysmë. Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarësh, është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.
Aty janë përfshirë individë të sanksionuar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Ata janë në kërkim të institucioneve tona të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqen në krahë e përkrahë presidentit Vuçiç”,-tha Kurti. Ai shtoi se kjo situatë ka treguar me s të tjerave se është e domosdoshme bashkëpunimi me ndërkombëtarët.
Kurti tha gjithashtu se është e nevojshme që ndërkombëtarët të bëjnë një dënim të hapur e të qartë ndaj Serbisë.
Sulmi terrorist i së dielës ka ekspozuar edhe vështirësitë sa edhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar edhe më të madh në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit në Serbi dhe bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur në gjuhë të qartë e të përveçme dhe kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar”,-tha Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh