Napoli publikon videon tallëse ndaj Osimhen, sulmuesi i përgjigjet me gjyq
Një video tallëse e postuar nga faqja zyrtare e Napolit në “Tik Tok” është bërë shkas i përkeqësimit të marrëdhënieve mes klubit dhe sulmuesit Victor Osimhen. Ky i fundit i përfaqësuar nga menaxheri i tij, Roberto Calenda ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore në lidhje me rastin, duke e cilësuar si prishje imazhi materialin e publikuar në rrjetet sociale, edhe pse më pas u fshi menjëherë, por nuk mundi t’i shpëtojë mediave.
“Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Një video që tallte Victor u bë fillimisht publike dhe më pas, me vonesë, u fshi. Një fakt serioz që i shkakton dëm shumë serioz lojtarit dhe i shton trajtimin që djali po vuan në periudhën e fundit mes gjyqeve mediatike dhe lajmeve të rreme. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Victor”, tha Roberto Calenda, menaxher i Osimhen.
Menjëherë pas ngjarjes, sulmuesi Nigerian i ka fshirë të gjitha postimet nga rrjetet sociale, ato të cilat lidhen me skuadrën e Napolit. Ky është një mesazh i tij, që largimi është zgjidhja e veteme. Në videon e publikuar ishte rasti i fundit i penalltisë së akorduar në favor të Napolit, e më pas shpërdoruar nga Osimhen, ky shfaqej në video duke u lutur për marrjen e 11 metërshit, ndërsa video ishte edituar me një zë të përshpejtuar e tallës.
Napoli are being criticised, after their TikTok account posted a video mocking Victor Osimhen for missing a penalty.
Napoli’s TikTok account also posted a video mocking him,and tagging a coconut 3 days before that.
Osimhen has deleted Napoli related pictures from his Instagram. pic.twitter.com/iVVaQfXiHb
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) September 27, 2023
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës