Mbyllet ankandi me 100 euro/megavat, KESH blen 10 mln euro energji
Për herë të dytë brenda muajit shtator, KESH ka blerë energji elektrike, duke shpenzuar këtë herë 6 mln euro. Ankandi i dytë është mbyllur, dhe garanton rrymë deri në datën 1 tetor. Me këtë procedurë, shuma e përgjithshme që ka shpenzuar korporata që menaxhon hidrocentralet në drin, arrin në 10. 2 mln euro.
Sasia e blerë në treg të huaj, është rreth 100 mijë megavat dhe i përgjigjet një cmimi mesatar rreth 100 euro/megavat, e që korrespondon me cmimin e bursës në këtë periudhë.
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës ka detyruar kompaninë energjitike të ulë prodhimin vendas dhe të sigurojë energji nga fqinjët.
Për KESH-in bilancet e këtij viti janë të mira, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar kur HEC-et nuk kishin mjaftueshëm ujë dhe cmimet u rritën ndjeshëm në bursa.
Kjo i ka dhënë mundësi sistemit shqiptar të kërkojë më pak sasi energjie në treg të huaj, ndërsa që edhe menaxhimi i kaskadës, për asnjë moment nuk është vënë në rrezik nga mungesa e reshjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje