“Do hapte restorant”, Maçi zbërthen vrasjen në Sukth: Provat që ka në dorë policia

27 Shtator 2023 | 22:35

Gazetari Merin Maçi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Fatjon Dervishi ose Ton Margen, 37-vjeçari që u vra në të gdhirë të së mërkurës, do të hapte një restorant në Sukth.

Emrin e dytë, sipas gazetarit, e përdorte në Holandë, aty ku ka dyshime të arsyeshme se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

“Kishte rreth 4 muaj që ishte kthyer në Shqipëri dhe të paktën nga informacionet që unë kam, po planifikonte hapjen e një biznesi në zonën e Sukthit, të një bar restoranti dhe prej 4 muajsh ishte kthyer jo nga Holanda, por nga shteti italian, ku kishte dhe bashkëshorten dhe djalin e tij që jetojnë atje. Edhe mënyra si është ndjekur për ekzekutimin e 37-vjeçarit tregon se pikërisht se ajo që ai përfaqësonte fshihte diçka më të madhe se vetë emri që kishte në zonë, ku të paktën nga fqinjët njihej si një person korrekt dhe jo problematik,” – u shpreh Maçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026