FOTO| Kush është viktima në Sukth, zbardhet dëshmia e shokut: Na qëlluan me breshëri

27 Shtator 2023 | 16:08

Një atentat është regjistruar rreth 30 min pas mesnatës në Katund Sukth të Durrësit. Fatjon Dervishi, personi që shihni në foton e mëposhtme, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ai ndodhej në automjet bashkë me një shokun e tij, i cili ka dhënë dëshminë paraprake përpara grupit hetimor.

“Ishim në një lokal me disa miq të zonës. Pas orës 12 të natës, kur po ktheheshim në shtëpi, aty ku po ndërtohen shinat e trenit, na qëlluan me breshëri automatiku. Fatjoni mori disa plagë, kurse unë për fat të mirë nuk u lëndova. Menjëherë lajmërova njerëzit tanë dhe e çuam në spital, por fatkeqësisht vdiq, sepse kishte humbur shumë gjak. Nuk arrita të dalloja kush qëlloi, pasi na kapën në befasi, vetëm kur u gjendëm në breshëri automatiku. Unë nuk kam konflikte me askënd dhe në dijeninë time as Fatjoni nuk kishte”, tha shoku në dëshminë e tij.

Grupi hetimor dyshon se autorët i kanë mbajtur dy miqtë nën survejim dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash me automatik, në momentin kur viktima ka ngadalësuar shpejtësinë për shkak të rrugës së amortizuar.

Për viktimën, Arben Meta, i afërm dhe njëkohësisht komshi, tregon se ishte person pozitiv.

Ndonëse vetë nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, 2 vëllezërit dhe i ati i viktimës janë emra të njohur nga policia.

Njëri nga vëllezërit po vuan dënimin në një burg të Spanjës, pasi rezulton i përfshirë në tregti të lëndëve narkotike, ndërsa i ati, Ramazan Dervishi, është prangosur më herët për armëmbajtje pa leje.

Vëllai tjetër, Fatbardh Dervishi, me mbiemër të ndryshuar Doda, në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë një vajzë në një hotel në Durrës.

Prandaj 2 janë pistat kryesore në të cilat janë përqendruar hetimet.

Njëra prej tyre është ajo e hakmarrjes, ndërsa tjetra ka të bëjë me një biznes që viktima ka në Gjermani.

Atje ai jetonte me një shtetase rumune, me të cilën ishte martuar me letra fiktive e kishte 2 fëmijë dhe dyshohet se kishte një biznes të jashtëligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026