Britania i kërkon Serbisë të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

28 Shtator 2023 | 07:10

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ai më 27 shtator u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku që autorët e sulmeve të dalin para drejtësisë.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë për sjellje konstruktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si proces kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Docherty, i cili u takua me zyrtarët serbë në Beograd, transmeton agjencia Beta.

Docherty qëndroi në Beograd si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me ministrin serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, dhe ministren për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, por edhe me ligjvënës serbë.

“Ngjarjet më 24 shtator paraqesin rreziqet reale për stabilitetin rajonal. Ato rrjedhin nga akumulimi i armëve dhe dështimi për të arritur përparim në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurta”, tha Docherty.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë. Ministri britanik po ashtu i bëri thirrje Serbisë që të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të shtensionuar situatën dhe që të mos ketë më shumë dhunë.

“Mbretëria e Bashkuar inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në mirëbesim të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, u tha në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026