Megaoperacioni i policisë| Arrestohen 2 persona në Pogradec për llogari te Elbasanit

27 Shtator 2023 | 22:42

Dy persona nga Pogradeci janë arrestuar për llogari të Elbasanit nga drejtoria e forcave operacionale të Tiranës.

Ndërkohë burime për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bëjnë me dije se operacioni momentalisht është në proces dhe urdhrat e ndalimit nga prokuroritë përkatëse po implementohen tani.

Ndër dy të shoqëruarit është një grua e identifikuar si Klea Gjata dhe një burrë ende i paidentifikuar.

Paraprakisht asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim. Sa i takon personit tjetër, dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Një sërë ngjarjesh janë zbardhur pas arrestimit të një personi në kërkim për grabitje. Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu për të rrëfyer disa krime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026