Ferhati zbulon megaoperacionin në kohë reale: Janë zbardhur disa vrasje
Policia ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale si atentate dhe vrasje.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha për “Now me Erla Mëhillin” se operacioni po zhvillohet në disa qytete, ndër to në Lushnjë dhe Elbasan.
Ferhati tha se ngjarjet janë zbardhur pas arrestimit të një personi në kërkim për grabitje. Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu për të rrëfyer disa krime.
Sipas tij deri më tani disa janë të ndaluar, ndërsa të enjten pritet të jepen detaje më të hollësishme.
“Aktualisht policia po ushtron kontrolle dhe ka disa të ndaluar në qytetet Lushnjë dhe Elbasan që i kam të konfirmuara. Është një operacion vijim, unë kam informacion edhe më të detajuar, por s’do të doja që të cenoja sekretin hetimor. Është një operacion që është zbardhur me një person që ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk është një hetim nga Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion, SPAK. Është një hetim nga policia e kryeqytetit dhe prokuroria e kryeqytetit me disa prokurori në rrethe. Është e lidhur me një ngjarje që ka ndodhur në Tiranë, grabitje, pak muaj më parë dhe personat e implikuar në këtë grabitje kanë zbardhur ngjarje shumë të rënda kriminale,” – u shpreh Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë