Zbardhet vrasja e biznesmenit në Tepelenë, policia publikon emrat e autorëve

28 Shtator 2023 | 11:21

Mes 6 vrasjeve të zbardhura nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e 1 qershorit të vitit 2022, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi.

Biznesmeni Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, në Tepelenë u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në konferencë për mediat deklaroi këtë të enjte se lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro) bëri të ditur se për vrasjen  e Çajup Selimit autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisian Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Lomaçka dhe Bujar Abedini.

Tafani ka bashkëpunuar me drejtësinë, ndërsa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.

Pas rrëfimit të tij policia ka nidur një megaoperacion, ku janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari Selimi ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime.

Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës. Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026