Basha takime në Shkodër: T’u shërbejmë qytetarëve, kjo është politika jonë
Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën “Bujar Bishanaku” duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj.
Duket se këto 2 ditë në Shkodër kanë qenë me një agjendë tepër të ngjeshur për kryetarin Basha, të cilat ai i ka ndarë në kohë reale me ndjekësit e tij edhe në faqen e facebook.
“Lagje më lagje, derë më, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve.
Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithe faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West