Dodit vizitë në Moskë në tetor: Putin është miku im më mirë, jam krenar që…
Kreu i serbëve të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik ka deklaruar se në muajin tetor do të udhëtojë drejt Rusisë për të zhvilluar takime me presidentin e Rusisë, Aleksandër Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.
Në një intervistë për median boshnjake, Dodik tha se Presidenti Rus është miku i tij më i mirë dhe se ai ishte krenar që do të kishte mundësi të fliste direkt me atë në Moskë gjatë muajit tetor.
Kreu i serbëve të Bosnjës është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe si person non grata, për shkak të nxitjes së trazirave dhe minimit të institucioneve të shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Ai akuzohet për korrupsion dhe për përkrahje të politikave ruse. Dodik ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjes, por edhe për ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.
Shba ka kërkuar që dhe Bashkimi Europian të marrë masa ndaj tij duke e cilësuar si një rrezik për rajonin për shkak të ndikimeve ruse në axhendën e tij. Por disa vende anëtare të Unionit nuk kanë lejuar që BE të ketë një qëndrim të përbashkët për sanksionimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta