VV: Kur Rama kërkon prani të KFOR në veri dhe jo të FSK, ndihmon Vuçiçin
Menjëherë pas konferencës për mediat të kryeministrit Rama ku në fokus pati situatën në Kosovë dhe sulmin që iu bë policisë kosovare mesnatën e së dielës, kanë reaguar disa prej figurave të Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë e Tiranë.
Dejona Mihali, kordinatore e komiteteve në VV, shkruan se në këto momente do ishte më mirë që kryeministri i Shqipërisë, Rama të mos shprehej në lidhje me Kosovën, pasi në të kundërt veçse e dëmton atë.
“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia,” – u shpreh koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali.
Edhe Bojken Abazai, ish-kryetar i VV-së në Shqipëri e kundërshton qëndrimin e Ramës, duke theksuar se me ato që deklaroi këtë të enjte, kryeministri i Shqipërisë është në një linjë me Presidentin e Serbisë, Vuçiç.
“Rama dje bëri një hap para në drejtimin e duhur. Sot bëri dy hapa mbrapa. Në një linjë me Vuçiçin, Rama kërkoi që NATO të marrë kontrollin e 4 komunave veriore të Kosovës, edhe pse Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në menaxhimin dhe kontrollin e këtyre komunave. Kosova ka kërkuar përforcime nga NATO dhe jo heqjen dorë nga kontrolli i institucioneve të saj mbi territorin,” – tha ish-kreu i VV në Shqipëri, Boiken Abazi.
Ndërsa për anëtarin e kryesisë së VV, Arbër Zaimin kërkesa e Ramës për prani të KFOR-it në veri të Kosovës dhe jo të FSK-së është qartazi shërbim për kërkesat e Serbisë dhe nuk e ndihmon aspak Kosovën.
“Në datën 27 shtator Vuçiçi bëri kërkesë që KFOR të marrë kontrollin në veriun e Kosovës. Në datën 28 shtator Rama bëri thirrje që KFOR të marrë kontrollin në veriun e Kosovës, duke thënë se “këtë po e kërkon vetë Kosova”. A e dinë këta skërfyej se në veri të Kosovës rendin e mban policia e Kosovës, një nga organet më profesionalë e demokratikë në rajon? Pse nuk kërkon Rama prej NATO-s që në veri të Kosovës të lejohet të vendoset edhe FSK-ja për të rritur sigurinë, a i intereson atij rritja e sovranitetit të Kosovës apo pezullimi i tij?” – deklaroi Zaimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh