Berisha: Konferenca për Kosovën që kërkon Rama, mbështetet nga Lavrovi
Ish-kreministri Sali Berisha ka mbajtur këtë të enjte një konferencë për mediat, ku ka komentuar zhvillimet në Veri dhe deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën.
Berisha në fjalën e tij theksoi se kërkesa që kryeministri Rama bërI për mbajtjen e konference ndërkombëtareje paqe për Kosovën është një ide e mbështetur nga Rusia.
Sipas tij aleatët janë kundër një konference të tillë, pasi zhbën të gjithë progresin e arritur në bisedime dhe kthen çështjen në pikën zero.
“Së dyti! Edi Rama nxori përsëri nga sirtarët, kërkesën për konferencë ndërkombëtare të paraqitur nga Beogradit dy vite më parë dhe të mbështetur fuqimisht nga Lavrov. Një konferencë ndërkombëtare për Kosovës ka qëllim vetëm të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur dhe të shënojë një fillim nga e para për llogari të nacionalizmit serb.
Komuniteti ndërkombëtar ka treguar angazhim maksimal. Vetë kancelari Scholz, presidenti Macron, sekretari Blinken, janë angazhuar direkt. Vetë plani franko-gjerman është dorëzuar. Edi Rama në parashtresën e tij fajëson Kosovën për mos zbatimin e këtij plani, në një kohë kur kryeministri i Kosovës në Ohër ishte i gatshëm ta firmoste, kurse homologu i tij, serbomadhi Vuçiç deklaroi se, unë nuk e firmos kurrë atë.
Duke kërkuar konferencë ndërkombëtare, Edi Rama përsëri mendon se refuzimi i Serbisë i çdo opsioni tjetër përveç se, i një republike serbe të tipit të asaj të Bosnjes në Kosovës, do mund të shkohet drejt shpërbërjes së Kosovës dhe ndarjes së saj mes Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian