“Biden zgjohu”! Analisti amerikan: Shiheni në sy Vuçiç, nuk është një partner
Analisti Edward Joseph tha në një intervistë për Euronews Albania se dhuna e përdorur nga serbët në veri ndaj ushtarëve të KFOR duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden.
Sipas tij, tërheqja e trupave amerikane nga Kosova do të ishte një gabim i madh dhe një dritë jeshile për Serbinë për të vijuar sulmin.
“Ne e pamë çfarë ndodhi në 29 maj, sulmet e ashpra që ndërmorën nga pala serbe ndaj KFOR. Të paktën 1 anëtar hungarezi KFOR humbi këmbën, mund të ishin vrarë dhe kjo duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden. Ne kemi trupa amerikane në terren në Kosovë. Unë kam qenë një ushtar amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë. SHBA duhet të ketë shumë të kujdes për trupat e tyre që janë thelbësore në Kosovë. Nuk mund t’i tërheqin, kjo do të ishte një dritë tjetër e gjelbër për Beogradin për të vijuar sulmin”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë