“KFOR nuk shkrepi asnjë plumb”, analisti: Pse policia s’i vrau të gjithë serbët
Analisti Tomë Gashi, në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania, komentoi situatën në Veri të Kosovës dhe reagimin e KFOR në momentin që ndodhi sulmi.
Ai theksoi se numri i vrasjeve nuk ishte i shumtë në mënyrë që mos të nxitet reagimi i qytetarëve serbë.
Më tej, ai theksoi se KFOR duhet të mbajë përgjegjësi për futjen e makinave të blinduara, pasi është detyra e tij që të mbrojë kufirin.
“Prania e KFOR duhet të ishte prezent. Reagimi i tyre ishte që ky sulm apo kjo situatë e krijuar me këto sulme kaq brutale duhet të menaxhohet dhe të zgjidhet nga policia e Kosovës. KFOR nuk e ka shkrepur asnjë plumb. Nuk e ka zënë asnjë terrorist, as që janë munduar. Aty ishin për shkaqe tjera nëse sulmi do të merrte përmasa tjera. Nuk ishte numri i vrasjeve aq i madh që thjesht mos të nxitet dhe reagimi i përmasave më të mëdha të qytetarëve serbë. Armët që përdorën ata nuk gjenden në Kosovë. Vetëm një makinë që kishte Milan Radoicic, është vlerësuar 1 milion e 200 euro. Siguria në këtë automjet është maksimale. Është dështimi i KFOR që ka lënë një makinë të tillë të futet në Veri. Nuk po fajësojmë direkt KFOR por duhet që edhe ata të kenë përgjegjësi.”- tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania rrit kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke
- Qeni i familjes Biden kafshon një tjetër agjent të Shërbimit Sekret
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë