Franca i jep autonominë Korsikës, Macron mesazh banorëve në ishull
Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një formë të kufizuar autonomie për Korsikën gjatë një vizitë në ishullin e Mesdheut. Territori ka qenë pjesë e Francës që nga shekulli i 18-të, por në dekadat e fundit nuk kanë munguar fushatat e dhunshme për pavarësi. Macron dha pak detaje, por foli për ndryshimin e kushtetutës për të pasqyruar identitetin korsikan.
“Le të kemi guximin për të ndërtuar autonomi për Korsikën, brenda Republikës. Kjo autonomi duhet të jetë mjeti për të ndërtuar të ardhmen së bashku, pa shkëputje nga shteti. Nuk do të jetë autonomi kundër shtetit, as autonomi pa shtetin. Por autonomi për Korsikën, brenda Republikës”, tha Macron.
Fjalimi i tij u mirëprit nga asambleja e ishullit. Një aktivist kryesor i autonomisë tha se ishte “i kënaqur, por i kujdesshëm”.
“Të kënaqur, sepse të dëgjosh të flitet për të ardhmen e një komuniteti unik, përfshirjen e ishullit tonë në Kushtetutë, të dëgjosh të flitet për burime të fuqishme për gjuhën dhe tokën, këto janë arsye mjaft të fuqishme për kënaqësi. Në të njëjtën kohë kohë, të kujdesshëm sepse të gjithë e dimë se kjo nuk mjafton në këtë fazë për të garantuar një zgjidhje politike dhe se kemi ende shumë punë për të bërë në muajt në vijim”, tha aktivisti.
Macron propozoi një afat kohor gjashtë mujor për qeverinë franceze dhe partitë lokale për të rënë dakord mbi një tekst për propozimet e autonomisë. Çdo ndryshim në kushtetutë do të kërkonte miratimin e parlamentit francez.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet