Tentoi vetëvrasjen nga ura pas ndarjes nga e dashura, shpëtohet lojtari i njohur

29 Shtator 2023 | 15:04

Pas disa orësh negociata me policinë dhe komunikim me psikologun është bërë i mundur qetësimi i futbollistit Aleksis Beka Beka, i cili kërcënonte se do të hidhej nga një urë 100 metër e lartë. Ngjarja u regjsitrua në Francë e konkreitsht në urën Maiganan A7, ku 22-vjecari ishte ulur në anë të bordurës dhe kërcënonte se do të hidhej. Shkak për këtë vendim është bërë ndarja nga e dashura, vendim i cili nuk është pritur mirë nga lojtari.

Efektivë të shumtë policie, forcat ushtarake, psikologë të klubit të Nice shkuan në vendin e ngjarjes ku vijuan negociatat me lojtarin. Pas disa orësh u bë i mundur largimi i tij nga ura dhe dërgimi në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjatë aksionit policer u bllokuan të dyja anët e rrogës, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve deri sa gjendja u stabilizua. Në vijim pritet të publikohen të tjera detaje sa i përket kësaj ngjarje.

Alexis Beka Beka është futbollist me origjinë kongoleze i lindur në Paris, ndërsa luan për skuadrën e Nice. Më parë ai ka qenë pjesë e Caen, duke u transferuar tek Lokomotiva e Moskës dhe në vitin 2022 iu bashkua Nices në Ligue 1. 22-vjecari cilësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, ndërsa vlerësohet nga drejtuesit e skuadrës ku bën pjesë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026