Thatësia kërcënon Amazonën! Brazili shpall gjendje emergjence për pyjet tropikalë
Në pyjet e Amazonës nuk po bie më shi. Autoritet e Brazilit kanë shpallur gjendjen e emergjencës humanitare dhe parashikojnë një situatë të katastrofike për mijëra kafshë në pyjet tropikale.
Qeveria e Brazilit shpalli të ënjtjen gjendjen e jashtëzakonshme humanitare për shkak të thatësirës që ka prekur pyjet e Amazonës. Një pjesë e madhe e pyjeve tropikale të Amazonës po përballen me mungesën e ujit dhe temperatura të larta për stinën.
Sipas ministrit të Ambientit, Marina Silva kriza humanitare kërcënon 56 nga 62 bashkitë, aktivitetit i të cilave lidhet direkt me pyjet tropikalë.
Mungesa e ujit në lumenj ka bërë që mijëra tonë peshq të dalin të ngordhur në brigje. Dy javë më parë, komunitetet që banojnë në Aamazonë kërkuan ndërhyrje urgjente për situatën. Ndërkohë që zona rrezikohet dhe nga zjarret, si dhe nga prerja e paligjshme e pyjeve.
Përfaqësues të mbrojtës civile deklaruan se situata mund të bëhet edhe më keq gjatë muajve në vijim. Shkak kryesor është mungesa e reshjeve të shiut, të cilat furnizojnë lumenjtë. Pyjet tropikalë të Amazonës cilësohen si mushkëria e botës dhe kanë ndikim në ekosistemin e disa kontinenteve.
Rreth 500 mijë njerëz mendohet se preken nga problemet e Klimës në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari