Ditë zie në komunën ku u vra shqiptarja nga burri, italianët mbajnë homazhe
Gazetarja Alba Kepi ishte këtë të premte e ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen tronditëse ku një 35 vjeçare shqiptare u ekzekutua në Itali nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo tha se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë xhelozia e ish-bashkëshortit të saj. Sipas gazetares çifti kishte një vit që ishte divorcuar, por bashkëshorti i Klodiana Vefës, refuzonte të dilte nga shtëpia.
Alba Kepi tha gjithashtu se në komunën ku ndodhi ngjarja tronditëse dita e nesërme është shpallur ditë zie, e ndërsa pritet të ketë edhe homazhe nga banorët në nderim të shqiptares së ekzekutuar.
“Sot në mbrëmje në orën 20:30 kryetari i bashkisë i kësaj komune do të shpalli ditë zie lokale në komunën ku ka ndodhur ngjarja.
Gjithashtu të gjithë banorët e kësaj komune do të bashkohen në një manifestim të heshtur për të nderuar kujtimin e të ndjerës dhe për të denoncuar këtë rast krimi i cili ka tronditur, pasi ajo edhe pse është emigrante shqiptare, ajo ka qenë pjesë e këtij komuniteti dhe vrasja e saj i ka prekur të gjithë”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik