“Dumani di më shumë”, Rexhepi: Ta kërcënojnë me humbjen e statusit e të penduarit
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të shtunë se në ndryshim nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani mund të ketë më shumë informacione lidhur me vrasje e krime të tjera.
Ai tha se mbase do duhej që ta kërcënonin me humbjen e statusit të të penduarit, që ky të tregojë gjithçka që di.
“Dumani është quajtur “plumbi i artë”, me të drejtë. E para ndryshon nga sasia e ngjarjeve. Unë dumanit i kam vënë emrin market, ku porositen vrasjet. Po ta shikoni në atë zonë lëvizin, Peqin, Elbasan, Rrogozhinë, Lushnjë, dihet që është një enklavë e fuqishme e krimit. Te metamorfoza doli diçka tjetër.
Në këtë kuadër, unë nuk dua t’i mësoj ata se janë oficerë të policisë gjyqësore dhe prokurorë me eksperiencë, por në këtë kuadër duhet ta kërcënonin me humbjen e statusit. Kam përshtypjen se ka dalë diçka te Metamorfoza. Në ndryshim me Tafanin, në dijeninë time Dumani di më shumë. Kjo është ana intuitive profesionale”,-tha Artan Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta