“S’jam dakord që KFOR të marrë kontrollin e veriut”, Shea: Jep mesazh të gabuar
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në veri të Kosovës, ku policia u sulmua nga një grup terrorist serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiç.
I pyetur nëse do të ishte lëvizja e duhur që KFOR të merrte nën kontroll veriun e Kosovës, Shea u përgjigj se nuk do ishte dakord me këtë lëvizje, pasi kjo do të jepte një mesazh të gabuar te Beogradi.
“Jo unë nuk bie dakord me këtë gjë, unë mendoj se forcat e KFOR-it duhet të vazhdojnë me patrullimet dhe duhet të patrullojnë edhe më shumë. Megjithatë duhet të kemi parasysh se Veriu i Kosovës i takon Kosovës. Është territori i Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran dhe mendoj se do ishte një shenjë e keqe nëse policia kombëtare e Kosovës e cila është një polici me etni të ndryshme dhe unë e di se janë shumë serb të cilët janë larguar, por i janë rikthyer policisë.
Është shumë e rëndësishme që policia kombëtare të operojë në territorin kombëtar dhe të ndërtojë besimin, sidomos të serbëve që jetojnë aty. Duhet të ndërtojë besimin me komunitetin vendas dhe të bashkëpunoj me KFOR-in.
Vendosja e KFOR në kontrollin e sigurisë për mendimin tim, do të ishte një mesazh për Beogradin që veriu i Kosovës nuk është e Kosovës, por një zonë e administruar ndërkombëtarisht neutrale dhe mendoj se kjo më pas ka për të rritur presionin nga Serbia që të tërheqë atë pjesë edhe ta marrë. Policia e Kosovës, duhet të punojë së bashku me KFOR që situata të qetësohet gradualisht”,-tha Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta