Mehmeti ironizon sistemin arsimor: T’i them familjes rrini pa bukë se hamë titullin

1 Tetor 2023 | 20:46

Pedagogu Ndriçim Mehmeti ironizoi në një intervistë për “Review” në Euronews Albania sistemin arsimor.

Ai kujtoi se pritej rritje e madhe nga kuotat e mbrojtura, gjë që nuk po ndodh.

“E kemi shkatërruar arsimin në tre elementë kryesorë. Në financimin e tij që e kemi më të dobët dhe se Mali i Zi e Kosova, nuk po shkoj më tutje, te Estonia e këto se është turp, nuk futemi dot. Së dyti ne nuk kemi një ofertë pune. Dua të bëhem studiues në fushën e albanologjisë. Ne jemi të gjithë këtu, pjesa më e madhe të fushës akademike. Unë dua 5 mijë euro të promovohem, pjesëmarrje nëpër kongrese, se s’na i paguan njeri, do t’i paguaj nga xhepi. Tani si mendon ti? Do t’i them unë familjes, rrini pa bukë ju derisa të marr titullin unë se pastaj do hamë titullin tim. Ka njeri që të fal 5 mijë euro? Unë kam stopuar në këtë titull që kam dhe jam mirë, nuk shkoj më tutje sepse është e pamundur,” – u shpreh Mehmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026