Lubonja në përpjekje për të ndarë mitin nga historia në ‘Ku Gabuam’
Emisioni ‘Ku Gabuam’ në Euronews Albania, ka në fokus inspektimin e historisë shqiptare dhe gjatë këtij inspektimi të shohim dhe se ku janë bërë gabime.
Fatos Lubonja i ftuari i parë e sheh historinë ndër vite, për të bërë dallimin mes miteve dhe historisë. Ai tregoi se pse duhet të shkëputemi prej tyre dhe duhet të fokusohemi te inspektimi i historisë në mënyrë racionale.
Për më shumë se dy dekada Lubonja është thirrësi më i pa lodhur për dekosntruktim të miteve.
“Dekonstruktim i miteve që do të thotë zbërthim, kuptimi. Kanë lindur në kohë të ndryshme historike për arsye të ndryshme. Problemi shqiptar është që nuk është pjekur historia, që të shkëputet nga mitet. Filloi me rilindësit dhe më pas në komunizëm nga Enver Hoxha,” – u shpreh Lubonja.
Sipas Lubonjës ka raste që miti mund të jetë i nevojshëm.
“Miti është përbashkuese dhe është e shenjtë. Në historinë e Shqipërisë mitet që vazhdojnë dhe sot janë Skënderbeu, “Feja e shqiptarit është shqiptari” dhe janë krijuar nga rilindësit për ti thënë identitet shqiptarëve. Kur Vaso Pasha ka thënë: “Mos shikon kisha e xhami, feja e shqiptarit është shqiptaria” nënkupton që ka pasur ndarje të madhe dhe ky ka qenë realiteti dhe ka qenë një thirrje për bashkim,”- tha Fatos Lubonja.
Gjatë bisedës Lubonja tregoi se për momentin po studion periudhën gjatë sundimit osman.
“Aktualisht po merrem me shqiptarët gjatë sundimit osman. Dhe Çelebi një person që ka udhëtuar në trevat shqiptare thotë se në atë periudhë shqiptarët thoshin jemi arabë, ndërsa sot ne e quajmë veten me prejardhje ilire,” – tregon Lubonja.
Ai vazhdon më tej duke thënë se në atë periudhë përkatësia fetare ka qenë më e rëndësishme se etnia.
“Në Turqi shqiptarët katolik luftonin me ata myslimanë. Po sjell dhe një rast tjetër ku në Greqi shqiptarët krishterë donin lirën, ndërsa ata myslimanë nuk donin këtë,” – u shpreh Lubonja duke përkrahur kështu idenë e tij se historia duhet inspektuar.
Kjo e çon bisedën të bashkimi kombëtar.
“Sot janë dy projekte bashkimi i Kosovës më Shqipërinë dhe tjetri Kosova e ndarë siç është tani. Ka një tezë Serbe që kërkon një pjesë të Kosovës dhe lejon pastaj bashkimin me Shqipërinë. Janë dy projekte por historia do e tregojë më vonë se çfarë do ndodhë,” – rrëfeu Fatos Lubonja.
Duke marrë historinë sipas viteve Lubonja foli dhe për periudhën komuniste dhe Ballin Kombëtar, i cili sipas tij nuk është vlerësuar siç duhet.
“Mendimi im është ky figura më e shquar e tyre ka qenë Mit’hat Frashëri dhe unë e vlerësoj si intelektuali më i rëndësishëm dhe patriot që ka pasur Shqipëria në historinë e vet. Ndjenja patiotike ka qenë produkt i edukimit që ka bërë brezi me në krye Mit’hat Frashërin. Ballit i është mohuar kontributi për luftën dhe i ka mbetur vetëm bashkëpunimi me gjermanët, ndërkohë komunistët bashkëpunuan me Jugosllavët që nuk lejuan bashkimin me Kosovën,” – rrëfeu Lubonja për ‘Ku Gabuam’.
Gjatë bisedës ai u ndal te takimi me Ramiz Alinë dhe tregoi për herë të parë diçka që i ka rrëfyer ky i fundit.
“Gjatë bisedës për Enver Hoxhën me Ramiz Alinë i shpreha mendimin tim negativ. Sipas meje gabimi i Alisë ishte që nuk u nda nga Enver Hoxha. Ai nuk e mendonte kështu, por e vlerësonte për luftën dhe periudhën deri në vitet ’60 dhe sipas tij mbas tyre shkatërroi partinë dhe inteligjencën,” – tha Lubonja.
Në fund ai ndalet te bashkimi kombëtar dhe tregon se çfarë preferon ai.
“Kemi nevojë për shtet më të mirë, se sa shtet më të madh,” – u shpreh Lubonja.
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse