Shefi i Zyrës së BE viziton Veriun: Zhvillimet, paraqesin rrezik për njerëzit aty
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka vizituar këtë të martë veriun e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Szunyog ka theksuar se si Serbia ashtu dhe Kosova duhet të japin kontribut për uljen e tensioneve në këtë moment kritik.
“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokal në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar Szunyog.
Gjithashtu ai nënvizon se zhvillimet e fundit paraqesin rrezik për të gjitha komunitetet në Kosovë që jetojnë në Veri, por dhe rajonin e gjerë.
“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
In a visit to northern 🇽🇰, I heard different voices&perspectives on the current situation on the ground.The latest developments are a stark&tragic reminder of what is at stake for the people who live in northern #Kosovo,for the safety of all its communities& for the wider region.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 3, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera