Tushi: Prindërit nuk kalojnë shumë kohë me fëmijët, i japin celularin

4 Tetor 2023 | 09:23

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se ende në zonat periferike dhe rurale, mbizotëron sistemi i vjetër i përdorimit të instrumenteve të gabuara të prindërimit.

Ai theksoi se futja e teknologjisë moderne, ka zbehur komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve, duke shtuar se kjo është mënyra e gabuar.

“Kemi ende në zona periferike dhe rurale ku sistemi i vjetër i përdorimit të instrumenteve të gabuara të prindërimit është funksionarë dhe me peshë.  Ajo që dua  të theksojë është reduktimi i kohës së prindërimit për shkak të zhvillimit të shoqërisë sonë, që është një shoqëri e shpejtësive të mëdha. Është reduktuar koha e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve. Prindërit u vënë kufijt fëmijëve pa komunikuar dhe pa pranuar të drejtën e tij për të qenë i lirë. Në shoqërinë shqiptare si rezultat i futjes së teknologjisë moderne ka fituar një ide e gabuar, ku prindërit në vend që të merren me fëmijët drejtpërdrejt,  mendojnë se këtë gjë mund ta bëjë teknologjia. Përdorimi teje mase i rrjeteve sociale, dhe celularëve nga fëmijët, i ka bërë ata të jenë më pak të komunikueshëm”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026