Nisin hetimet për aksidentin tragjik në Itali, mes viktimave dhe të sapolindur

4 Tetor 2023 | 10:44

Italia është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një aksident tragjik që ndodhi në Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga mbikalimi i Vempës dhe për pasojë 21 persona humbën jetën.

Prokuroria e Venecias ka hapur një hetim mbi këtë aksident, ku humbën jetën dhe fëmijë.

Sipas mediave italiane, në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, duke përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Mes viktimave është një i porsalindur dhe dy fëmijë të mitur. Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë rreth 30 metra. Ndër hipotezat e para të aksidentit ishte gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit, një 40-vjeçar italian i cili ishte gjithashtu mes viktimave. Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro u shpreh: Një tragjedi e madhe, qyteti është në zi.

Katër të plagosurit më rëndë në aksidentin e autobusit që u rrëzua në Mestre, ishin të moshës 20 deri në 30 vjeç. Sipas asaj që është mësuar, tre janë të shtruar në terapi intensive në spitalin Angelo në Mestre dhe një në Dolo.

Në mesin e 21 viktimave të aksidentit të autobusit që ndodhi në Mestre është një i porsalindur pak muajsh, një 12-vjeçare dhe një vajzë tjetër e vogël. Këtë e ka bërë të ditur Paolo Rosi, koordinator i Suem 118 Veneto. Ndërkohë sipasojë e aksidentit ka pasur dhe të plagosur  të cilët janë dërguar në spitalet e Qarkut. Katër prej tyre, në terapi intensive, ende nuk janë identifikuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026