Çekia dhe Polonia rrisin kontrollet në kufi me Sllovakinë për shkak të emigrantëve
4 Tetor 2023 |
15:13
Republika e Çekisë dhe Polonia kanë ndërmarrë veprime të bashkërenduara më 3 tetor për rritjen e kontrolleve përgjatë kufijve të tyre me Sllovakinë, për ta frenuar emigrimin e jashtëligjshëm dhe kontrabandën.
Austria i ndoqi hapat e tyre pak më vonë.
Kontrollet, të cilat e kanë zemëruar Sllovakinë, filluan sot dhe do të zgjasin 10 ditë.
Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë qenë aleatë në kundërshtimin e planeve të Bashkimit Evropian për emigrimin, siç janë kuotat, në të kaluarën.
Por, duke qenë se të gjitha këto vende janë në Zonën Shengen të BE-së për lëvizjen e lirë pa viza, kontrollet e shtuara gjatë kohëve të fluksit të ngritur të emigrantëve, kanë shkaktuar ndarje politike dhe tregtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë