Përplaset makina me motorin në Peshkopi, përfundojnë në spital 2 persona

4 Tetor 2023 | 15:49

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur ‘kryqëzimi i Bolonjës’, në Peshkopi këtë të mërkurë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 kur një makinë u përplas me një motor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2023, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur ‘kryqëzimi i Bolonjës’, në qytetin e Peshkopisë, është përfshirë në një aksident mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Sh., me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B.K.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi L.R, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026