Kapen 244 bimë kanabisi, procedohen kryeplaku dhe punonjësi i shërbimit pyjor
Një rast i kultivimit të bimëve narkotike, është goditur nga policia e Himarës në fshatin Shënvasil, të Lukovës.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë, për shpërdorim detyre.
244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Shënvasil, Lukovë, në një sipërfaqe toke, kanë gjetur të kultivuara 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë