Vdiq nga anestezia, flet gjyshi i 3-vjeçarit: Dentisti i trajtoi 14 dhëmbë në 1 ditë
Gjyshi i djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën për shkak të dozës së anestezisë të përdorur nga dentisti ka folur për Euronews Albania. Ai tha se në një ditë djalit të mitur iu trajtuan 14 dhëmbë në të njëjtën ditë.
“Djali nuk ka pasur shqetësime, por i ishin nxirë një pjesë e vogël dhe dhëmballëve dhe ne menduam që t’ia pastronim për të pasur një higjienë më të pastër, Na këshilluan këtë mjek duke na thënë se është mjeku më i mirë. Shkuam një ditë më parë për të takuar mjekun një ditë më parë. E mori djalin në krahë e përqafoi i bëri analizat. Ne nuk e dimë se çfarë i bëri. Mjeku tha se i pa të gjitha me aparaturë, i bëri analiza gjaku, e vizitoi në prezencën time, të djalit dhe të nuses.
Ne shkuam në orën 10, pasi përfundoi mjekimin ne nga shqetësimi e pyetëm disa herë. Interesi jonë ishte vetëm higjiena. Ai i pastroi 14 dhëmbë, e futi në orën 10 dhe doli nga salla në orën 7 e 20 pasdite, kur doli ishte në gjendje kome”,-tha gjyshi i 3-vjeçarit, Guri Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan